Gjendet një trup i pajetë në plazhin e Durrësit

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e kësaj të shtunë në plazhin e Durrësitl, duke alarmuar kalimtarët në zonë. Sipas informacioneve nga policia, sot rreth orës 06:40, është konstatuar trupi i një shtetasi, rreth 70 vjeç, pranë vijës bregdetare.

Nga këqyrja e parë e trupit nuk janë vërejtur shenja dhune, duke ngritur dyshimet se 70-vjeçari mund të jetë mbytur në det.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 06:40, në lagjen nr. 13, Durrës, në afërsi të bregut të detit, është konstatuar trupi i pajetë i një shtetasi të seksit mashkull, rreth 70 vjeç, dyshohet i mbytur në det.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit të pajetë dhe dokumentimin ligjor të rastit.