Një grua është gjetur e mbytur mëngjesin e sotëm në liqenin e Pogradecit. Viktima është parë nga kalimtarë të rastit të cilët kanë lajmëruar policinë. Kjo e fundit ka rrethuar perimetrin dhe është duke kryer hetimet e caktuara.
Sipas informacioneve të policisë nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga deklaratat e familjarëve mësohet se ajo vuante nga sëmundja e sklerozës.
“Pogradec/Informacion paraprak Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 3, në liqenin e Pogradecit, është gjetur dyshohet e vetëmbytur shtetasja B. A., 81 vjeçe, banuese në Pogradec. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune. Sipas të dhënave të para dhe deklarimeve të marra familjarëve të saj, rezulton se 81-vjeçarja, vuante nga sëmundja e sklerozës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.