“Gentelman 2”,zbardhen emrat e shqiptarëve të kapur në Itali,për trafik kokaine

Në mëngjesin e sotëm një megaoperacion i autoriteteve italiane, gjermane e belge, drejtuar nga Kryeprokurori i Antimafias së Katanzaros Nicola Grattteri, e kordinuar nga Eurojust, ka çuar në arrestimin e disa trafikantëve shqiptarë të përfshirë në rrugët e e një megatrafiku droge në Europë e bashkëpunimin e tyre me klanet e mafias kalabreze Ndrangheta.

Ndër 25 masat e ndalimit të lëshuar me urdhër të Prokurorisë Italiane, shumica janë shqiptarë me banim në Belgjikë e mes tyre është dhe emri shqiptairt Fisnik Smajlaj i shpallur në kërkim prej vitit 2008.

Emri i tij është përfshirë dhe në fazën e parë të këtij operacioni ekzekutuar më 2015.

Operacioni i koduar “Gentelman2” ka shtrirë hetimet në Itali e në disa vende te Bashkimit Europian.

Hetimet janë kryer nga një skuadër e përbashkët investigative e përbërë nga autoritetet italiane, gjermane e belge e nën koordinimin e Eurojust.

25 personat ndaj të cilëve janë ekzekutuar masat e ndalimin akuzohen për pjesëmarrje në aktivitet kriminal, trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike. armëmbajtje, etj.

Njëherësh gjatë mëngjesit të sotëm është ekzekutuar dhe urdhëri i sekuestrimit të pasurisë me vlerë 3.8 milionë euro, ndaj personave të vënë nën masë ndalimi.

Gjatë paradites së sotme Kryeprokurori i Antimafias së Katanzaros Nicola Gratteri do të mbaj një konferencë për mediat ku do të zbardh detajet e këtij operacioni.

Operacioni “Gentelman2” është vazhdim i operacionit “Gentelman” ekzekutuar më 2015, i cili coi në shkatërrimin e një trafiku droge përmes Amerikës së Jugut, Hollandës, Shqipërisë e Italisë. Në dy vite investigim antimafia italiane zbardhi së ishte trafikur  rreth 3 tonë drogë. kokainë e heroinë e cilësisë mjaft të pastër në vlerë mbi 45 milionë euro.

Nga operacioni “Gentleman” u sekuestruan  gjithashtu 10 kalashnikov. 2 mitralozë Scorpion. 9 pistoleta Parabellum, si dhe u ekzekutua masa ndalimi ndaj 33 persona mes të cilëve shqiptarët Gazmend Alliu 37 vjec, Ledio Hajdini 24 vjec, Dilaver Hajdini 33 vjec, Zigur Hametaj 27 vjec, Zamir Oruci 36 vjec, Klodja Paza 36 vjec, Fisnik Smajlaj 41 vjec, Ilir Ulqinaku 39 vjec, e Arben Zela 32 vjec,