Gazment Bardhi ka komentuar ndryshimet në kabinetin qeveritar të bërë nga kryeministri Rama ditën e djeshme gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste.
Sipas tij, këto ndryshime nuk janë asgjë tjetër veçse “një makiazh për fytyrën e kalbur nga korrupsioni të kryeministrit, pasi nuk ka fare rëndësi se cilin ministër ndërron rama.
Ai thotë se korrupsioni që qëndron në themelet e kësaj qeverie do të vijojë të gërryejë mirëqënien në çdo familje shqiptare.
“Korrupsioni, i cili qendron në themelet e kësaj qeverie, do të vazhdojë të gërryejë mirëqenien në çdo familje shqiptare. Nuk ka pikën e rëndësisë se cilin ministër ndryshon Edi Rama. Është thjesht një makiazh për fytyrën e kalbur nga korrupsioni të kryeministrit”, shkruan Bardhi.
Ndryshimet në qeveri:
Ministria e Financave: Ervin Mete zëvendëson Delina Ibrahimajn
Ministria e Jashtme: Igli Hasani zëvendëson Olta Xhaçkën
Ministria e Arsimit: Ogerta Manastirliu zëvendëson Evis Kushin
Ministria e Bujqësisë: Anila Denaj zëvendëson Frida Krifcën
Ministria e Shëndetësisë: Albana Koçiu zëvendëson Ogerta Manastirliun
Ministre e Shtetit për Sipërmarrjen: Delina Ibrahimaj zëvendëson Edona Bilalin
Ministër për Pushtetin Vendor: Arbian Mazniku