Gazetari: Vajza misterioze e videos së Gjicit erdhi në televizionin tim, ja kërkesa që më bëri

Vajza që ishte protagoniste në videon e skandalit të kryetarit të Bashkisë Kukës, Safet Gjici, me sa duket ka qenë edhe më herët pjesë e kamerave të fshehta.

Kështu shprehet gazetari Ismet Drishti, i cili duke folur në emisionin e Erla Mëhillit në Euronews, tha se vajza e identifikuar si Alma K., i ka shkuar në televizionin e tij (Zjarr TV) dhe është interesuar nëse ai donte të bente emision investigativ.

“Ajo ka punuar në emisione investigative, ka bërë gjëra të tilla edhe më parë. Ka edhe njerëz të tjerë që kanë rënë në grackën e saj, nuk dua të përmend emra pasi janë edhe njerëz që nuk jetojnë më. I kam thënë që nuk është punë për mua, unë jam shkodran, s’e bëjmë dot policin. Ky mund të ishte një emision investigativ. Nuk ka media në mes, kjo duket”, tha Drishti.

Gazetari u shpreh se është e dhimbshme të shikosh se ndihma sociale për një person në vendin tonë është 30 mijë lekë të vjetra në muaj, ndërsa Gjici do të paguante 60 mijë për një qen.