Fredi Beleri mbetet në burg, Apeli i GjKKO refuzon kërkesën e tij

Fredi Beleri mbetet sërish në burg. Apeli i GJKKO ka lënë sërish pas hekurave Belerin, kryetar i zgjedhur nga qytetarët e bashkisë Himarë, i cili akuzohet për blerje votash.

Gjykata e Posaçme e Apelit ka refuzuar ankimin e bërë nga kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, në lidhje me ligjshmërinë e arrestimit të tij.

Përmes avokatëve, Beleri, kundërshtoi në Apel vendimin e Shkallës së Parë, qe e deklaroi të ligjshëm arrestimin e tij.

Dy ditë më parë GJKKO refuzoi kërkesën e Fredi Belerit për zëvendësim të masës “arrest në burg”.