Franca “digjet” nga protestat pas vrasjes së 17 vjeçarit, Macron jep alarm për të qëndruar në shtëpi

Zjarre, dhunë dhe trazira shkatërruese. Ky është imazhi i qyteteve kryesore franceze ditët e fundit, ku pas vrasjes së një 17 vjeçari kanë shpërthyer protestat.

 Qendra tregtare Croix-Blanche me 30 dyqane, në jug të Parisit, është përfshirë nga flakët dhe megjithë ndërhyrjen e zjarrfikësve ajo u shkatërrua plotësisht. Probleme ka patur edhe nga tymi, për pasojë bashkia ka marrë vendimin për mbylljen e shkollave Kami dhe Abey. Në të njëjtën kohë, këshilli i qytetit anuloi të gjitha ngjarjet e planifikuara për fundjavën.

Mijëra persona plaçkitën disa nga qytetet kryesore të Francës, ndërsa policia lokale deklaroi se ata janë arrestuar, mirëpo ka dhe të tjerë që janë ende kërcënim. 

Probleme ka patur edhe nga tymi, për pasojë bashkia ka marrë vendimin për mbylljen e shkollave Kami dhe Abey. Në të njëjtën kohë, këshilli i qytetit anuloi të gjitha ngjarjet e planifikuara për fundjavën.

 Presidenti Macron u përball me thirrjet për të vendosur një gjendje të jashtëzakonshme pasi vendi po futet në natën e katërt të kaosit pas protestave për vrasjen e 17-vjeçarit.

Mbrëmë në rrugët publike ka pasur më shumë se 3800 zjarre, ndërsa më shumë se 500 ndërtesa janë djegur. 45,000 oficerë u vendosën në një përpjekje të dëshpëruar për të rimarrë kontrollin. Por presidenti francez është kritikuar se nuk ka vepruar mjaftueshëm shpejt. 

Anulimi i disa eventeve madhore, vendosja e mjeteve të blinduara të policisë në disa “hot spote” dhe ndalimi i demonstratave në Marsejë, Bordo, Strasburg dhe qytete të tjera, janë disa prej masave të ndërmarra.

Gjithashtu nuk mungoi një apel nga ana e Presidentit për prindërit, duke i kërkuar që t’i mbajnë fëmijët e tyre në shtëpi.

Zyra e Jashtme e Britanisë lëshoi ​​​​një alarm për turistët që mendonin të udhëtonin në Francë, pasi dhuna vazhdoi të thellohej pas vrasjes së 17-vjeçarit Nahel Merzouk, i cila u ‘ekzekutua’ nga policia franceze.

Funerali i adoleshentit po mbahet sot në sfondin e pjesëve të mëdha të Francës duke u përfshirë nga zjarret, dhuna dhe trazirat shkatërruese. Një video që qarkullon tregon një oficer policie që i drejton armën shoferit të një makine, përpara se të dëgjohet një e shtënë. Makina më pas përplaset. Adoleshenti Nahel vdiq si pasojë e plagëve të plumbave në gjoks, pavarësisht ndihmës së urgjencës. Oficeri policor që dyshohet se qëlloi, u arrestua nën akuzën për vrasje. Ai i kërkoi dje falje familjes së adoleshentit por kjo nuk i ka qetësuar aspak qytetarët.