Teksa duket shumë e vështirë që Partia Demokratike me këta drejtues të japë shpresë për qytetarët, një lëvizje e re brenda kësaj force politike duket se ka filluar të lindë.
Disa nga emrat më të votuar në primare apo në listën e hapur në 11 Maj, janë takuar së bashku në ambientet e një hoteli në Tiranë, në një takim që ka zgjatur dosa orë, raporton Euronews Albania.
Ata që kanë udhëhequr këtë takim kanë qenë Ervin Salianji dhe Ilir Alimehmeti, dy figura të mbështetura fort nga baza socialiste, teksa së bashku me ta kanë qenë edhe Gentian Cela, Qani Xhafa, Aulon Kalaja, Ted Kopliku, Alma Kore, Parid Mahmutaj, Xhemajl Gjunkshi, Hysen Kadiu e një sërë emrash të tjerë.
Kjo lëvizje e re pritet të sjellë diskutime të shumta brenda PD-së, pasi pjesë e saj janë njerëz që kanë një mbështetje të madhe në bazë.
Nuk dihet nëse kjo lëvizje do të jetë një fraksion brenda PD-së, apo mund të sjellë krijimin e një partie tjetër të djathtë, për shkak të pakënaqësive që kanë shkaktuar drejtuesit aktualë të PD-së.
Ditën e djeshme në një mbledhje me demokratët në Kamëz, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka pati një përplasje me një mbështesë demokrate, të cilës i tha se nuk do të ishte problem edhe nëse largohej.