Kanë dalë fotot e tre të rinjve që u arrestuan nga operacioni antidrogë, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Rrugën e Kavajës në Tiranë.
Tre personat që u arrestuan dyshohet se ishin furnizues të shpërndarësve të drogës në zonën e Xhamllikut. Ata janë identifikuar si Enea Sulejmani, Igli Begaj dhe Shkëlqim Osteni. Mësohet se prej dy muajsh, ata ishin nën vëzhgimin e policisë dhe u kapën në flagrancë, teksa shkëmbenin lëndën narkotike në një rrugë pa krye, ku kishin lënë vendtakimin.
Në momentin që u përballën me patrullën e policisë, ata lëvizën mbrapa, duke përplasur makinën e efektivëve dhe duke rrezikuar policët që ishin në këmbë. Të ndodhur në këtë situatë, një prej efektivëve qëlloi me armë, duke plagosur në fundshpinë 30-vjeçarin Enea Sulejmani. Ai ndodhet në spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se Enea Sulejmani është kryetar i Shoqatës së Transportit Ndërqytetas. Ai ishte shoferi i mjetit tip “Tiguan”, i cili tentoi të shtypte me makinë efektivët e policisë, sapo ata u afruan.
Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, e cila mbërriti mbrëmë në vendin e ngjarjes për të mbledhur provat, por nuk rezulton që efektivët e policisë të kenë bërë shkelje, për shkak se atyre u është rrezikuar jeta. 1 plumb i qëlluar ka depërtuar në pjesën e dorezës së derës së anës së shoferit, ka depërtuar brenda dhe e ka kapur Sulejmanajn në kofshë. Tre të arrestuarit dyshohet se ishin furnizues të shpërndarësve të drogës në zonën e Xhamllikut dhe do të shkëmbenin drogën tek vendi ku u kapën nga agjentët e antidrogës.

Igli Begaj

Shkelqim Ostreni

Enea Sulejmani