Fotolajm, shëndetësia falas në Labovë të Gjirokastrës

Shëndetësia falas ishte një prej premtimeve kryesore të qeverisë Rama në 2013. Prej mëse 10 vitesh në pushtet, qeveria duket se është dorëzuar para kushteve të rënda në shëndetësi.

Fshati Labovë në Gjirokastër ka këtë qendër shëndetësore dhe nga pamja duket gjendja e saj e mjerueshme.

Prej vitesh shëndetësia shqiptare po përballet me një krizë të thellë, me largimin e personelit mjekësor jashtë vendit, pagat e ulëta, mungesë shërbimi dhe specialitetesh, mungesë spitalesh rajonale, qendrash shëndetësore dhe për më tepër korrupsion masiv.

Mbi 650 milionë euro në vit harxhon Buxheti i Shtetit për shëndetësinë por mesa duket keqmanaxhimi po shkatërron gjithë sektorin. Vetëm pak ditë më parë, zyrtarja më e lartë e shëndetësisë, Sekretarja e Përgjithshme, u arrestua për korrupsion në një tender të vogël.