FOTO/ E ekzekutuan në qendër të Shkodrës, kush është 34 vjeçari që mbeti i vrarë! 2 autorët u larguan me motor pas krimit

Qyteti i Shkodrës u trondit mbrëmjen e djeshme nga një atentat që i mori jetën 34 vjeçarit, Kristian Kola. Ky i fundit ishte duke konsumuar një kafe në një lokal te ‘Kinema Republika’, kur dy persona me skafandër në kokë qëlluan në drejtim të tij duke e lënë të vdekur në vend.

Plumbat e kapën të riun në gjoks duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Ndërkohë autorët, të paidentifikuar ende nga policia u larguan pa lënë asnjë gjurmë me nje motor të zi.

Ende nuk dihen motivet e këtij krimi ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Që prej mbrëmjes së djeshme, janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorëve.

Blutë e Shkodrës pritet të marrin edhe dëshminë e personave që kanë qenë brenda në lokal në momentin e atentatit. Mësohet se riu punonte me babanë e tij, pasi së bashku kishin një firmë ndërtimi.