Është publikuar fotoja e 36 vjeçarit, Zamir Meta, i cili ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur, vetëm 12 vjeç.
Sipas deshmisë së vajzës, abuzimi ka nisur që kur ajo ishte vetëm 5 vjeç dhe ka vazhduar per disa vite, derisa ajo u largua nga banesa për shkak të kushteve të rënda qe perjetonte.
Vajza u strehua pranë një fqinjë, e cila njoftoi policine. Më pas, e mitura tregoi të gjithë historinë e dhunës dhe abuzimit.
Ndërkohë e ëma e të miturës ka folur për mediat dhe me lot në sy u shpreh se nuk ishte në dijeni të asaj që kishte ndodhur. Ndërkohë shton se burri i saj, me të cilin ka 7 fëmijë duhet të kalbet në burg.
“Nuk e kuptova kurrë çfarë kishte ndodhur. Vajza ishte shumë e mbyllur, e acaruar, dhe shpesh në depresion. Pasi u largua nga shtëpia, kuptova që kishte ndodhur diçka shume e rende. Burri im duhet te kalbet ne burg. Nuk dua më ta shoh. Ai i ka shkatërruar jetën fëmijës tonë”- u shpreh ajo.
Ndërkohë, babai i saj, 36-vjeçari Zamir Meta, ka pranuar se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij, por ka ndodhur vetëm një herë.