Kur kanë mbetur edhe pak kohë nga dorëzimi i listave të kandidatëve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, aleatët e Partisë Demokratike kanë shkuar në selinë blu për të plotësuar detaje e fundit
Pas arritjes së marrëveshjeve me 25 partitë aleate, tani mbetet vetëm përcaktimi i emrave, të cilët do të garojnë nën koalicionin e “Aleancës së Shqipërisë Madhështore”.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, prezantoi dje në pika të përgjithshme programin e koalicionit.
Partitë politike e kanë kthyer në traditë tashmë, që listën e kandidatëve për deputetë e dorëzojnë në minutata e fundit para mbylljes se afatit zyrtar.
Kryetari i Partisë Demokratike, ka pohuar se aleatët e tij do kenë vende në lista të sigurta, por kjo mbetet të shihet se ku do të garojnë.