Procesi i numërimit të votave për qarkun e Fierit vijon me ritme të shpejta.
Sipas të dhënave të KQZ-së, deri tani faktohet fenomemi i trafikimit të votave, në listat e kandidatëve, të cilët i janë nënshtruar votimit parapëlqyes.
Nga Partia Demokratike, kandidatja Silva Hasaj ka marrë në mënyrë të padrejtë 590 vota, kurse nga radhët e Partisë Socialiste, kandidati, i cili ka siguruar më shumë vota të pamerituara është Ceno Klosi.
Këtij të fundit i janë hequr plot 381 vota.
Votat e trafikuara në listat e Partisë Demokratike:
-Silva Hasaj 590
-Gentian çela 223
-Gentian Koçi 15
-Pajtim Murrizi 6
Votat e trafikuara në listat e Partisë Socialiste:
-Ceno Klosi 381
-Asfloral Haxhiu 57
-Elton Korreshi 42
-Dhimitër Kruti 13
-Ilirjan Musko 28
-Avdi Snalla 46