Fenomeni “GJICI”/ Qejfin e bëjnë këta, tenderat i paguajmë ne

Video e publikuar e Safet Gjicit nuk është as e para dhe as nuk do të jetë e fundit, pasi shfrytëzime të tilla posti ndodhin pothuajse çdo ditë në institucionet tona.

Më shumë se aktet seksuale që ndodhën në zyrë dhe “përdhunuan” institucionin që Gjici drejtonte prej vitesh, ajo që duhet të shqetësojë shqiptarët është biseda mes ish-kryebashkiakut dhe Alma K, ku tregohej sesi jepen tenderat që paguhen nga taksat e popullit. Kësaj vajze i mjaftuan vetëm 2 minuta që Gjicit t’i prishte përveç të tjerash, edhe mendjen, duke marrë premtimin se do t’i jepej tenderi për kastrimin dhe sterilizimin e qenve të rrugës.

Safet Gjici është rasti më i freskët në mendjen e shqiptarëve, por përpara tij kanë qenë edhe Ylli Pango dhe Shukri Xhelili, që premtonin vende pune apo rritje rroge në këmbim të favoreve seksuale. Këto janë të dokumentuara me video, por asnjë nuk e di sesa tendera mund të jenë dhënë në mënyrë të tillë nga zyrtarë të “etur” për “Alma” të tjera.

Po këto tendera nuk paguhen nga xhepi i tyre, paguhen nga taksat e familjeve të varfra shqiptare që marrin borxh për të nxjerrë muajin me bukë. Këto familje duhet të paguajnë jo vetëm që të marrin shërbimet gjysmake që ofron shteti, por edhe qejfet e zyrtarëve të pangopur.

Kjo duhet të marrë fund! Qejfin po e bëjnë këta, paratë po i paguajmë ne!

LEXO EDHE: SKANDALI I RADHËS/ Del video tjetër e Safet Gjicit! Vetëm pak minuta pas akteve seksuale, i premton Almës t’i japë tenderin e bashkisë