Exit-pollet për zgjedhjet në Kosovë, Albin Kurti sërish fitues

Mediat në Kosovë kanë publikuar rezultatet e exit-polleve pas përfundimit të procesit të votimit, ku Vetëvendosja duket se do të jetë sërish fituese.

Sipas projeksionit të KOHA-s, LVV ka fituar 42.3 për qind të votave, 21.3 për qind PDK, 20.4 për qind LDK, 6.3 për koaliconin AAK- NISMA, 2.1 për qind Lista për Familjen.

Sipas exit-poll-it të publikuar nga RTV Dukagjini, LVV ka fituar 40.3 për qind të votave,  PDK 21.4 për qind, LDK 19.3 për qind, AAK-Nisma 7.2 për qind.

Exit poll-i publikuar nga Klan Kosova, LVV 38.02 , PDK 22.4, LDK 20.1, AAK-NISMA 7.6 për qind.

Exit poll-i i “Albanian Post” dhe T7, LVV 37 për qind, PDK 23 për qind, LDK 20 për qind dhe AAK-NISMA 8 për qind.