Është thirrur tre herë për 30 objektet pa leje që nuk u prishën, Dallëndyshe Bici refuzon të shkojë në prokurori

Pas dy fletë-thirje të refuzuara për tu paraqitur në prokurorinë e Tiranës, Drejtoreshës së Përgjithshme të Hipotekave, Dallëndyshe Bicit, i është dërguar një fletë-thirje e tretë.

Thirja për herë të tretë e Bicit është kryer nga prokurori dhe oficeri i çështjes, që po hetojnë procedurën e 30 praktikave të ndjekura nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Teritorit dhe Inspektoriati Mbrojtjes së Teritorit që është në varësi të bashkisë së Tiranës.

Të dyja këto insitucione gjatë një periudhe kohe janë drejtuar nga Dallëndyshe Bici dhe motra e saj, Elona Gogo.

Mbi 30 praktika ku inspektorët e IMT-së Tiranë dhe IKMT-së kanë konstatuar ndërtime pa lejë, rezultojnë të mos jenë ekzekutuar duke mos marë masa për prishjen e objekteve dhe shtesave pa lejë.

Lidhur me këtë çështje, pak kohë më parë prokuroria e Tiranës, thiri dhe mori në pyetje Elona Gogon.

Pyetja e saj është kryer në cilësinë e personit që ka dijeni për inspektimet dhe kontrollin e ndërtimeve pa lejë në teritorin e bashkisë së Tiranës.

Por ndryshe nga Gogo, motra e saj Dallëndyshe Bici, që dikur drejtonte IKMT-në dhe aktualisht është në krye të Agjesisë së Kadastrës Shqiptare, ka refuzuar dy herë të shkojë në prokurori dhe të japi shpjegime.

Mësohet se për të njëjtin rast në prokurori janë paraqitur dhe kanë dhënë shpjegime, ish-drejtuesi i IMT-së në bashkinë Tiranë, Mariglen Qato dhe ish-drejtuesi i IKMT-së Ajet Zyberi.

Të dy ish-zyrtarët kanë dhënë shpjegimet e tyre dhe më pas janë lënë të lirë. Ndryshe nga Dallëndyshe Bici, dy ish-zyrtarët nuk kanë bërë asnjë kundërshtim për tu paraqitur në prokurorinë e Tiranës.

Mësohet se fillimisht Bici, i bëri dalje fletë-thirjes së parë duke u justifikuar se për shkak të axhendës së institucionit që drejton, e kishte të pamundur të paraqitej në datën dhe orën që e kishte thirirur prokuroria për tu pyetur.

Në fletë-thirjen e dytë sërisht Bici, ka refuzuar të shkojë për arsye ende të paqarta.

Nisur nga kjo situatë, një fletë-thirje e tretë i është dërguar Dallëndyshe Bicit, me qëllim paraqitjen e saj në ambjentet e prokurorisë, ku duhet të japë shpjegime rreth gjetjeve të hetimit.

Pavarësisht kësaj situate, prokuroria e Tiranës ka vijuar gjatë kësaj jave me pyetjen e personave të tjerë që kanë qënë anëtarë të grupeve të kontrollit në teren, për evidentimin e ndërtimeve pa lejë në zona të ndryshme të Tiranës.