Ervin Salianji e quan event qeveritar Kuvendin e Bashës, bën thirrje për opozitë të vërtetë

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji e ka cilësuar si një aktivitet qeveritar Kuvendin e thirrur nga Lulzim Basha sot. Në një reagim në rrjetet sociale, Salianji shprehet se Kuvendi i Bashës ashtu si Asambleja e PS që do mbahet në në datën 4, janë evente qeveritare me luks që kanë si synim të ruajnë status-quo-në. Ai shprehet se vendi ka nevojë për opozitën e vërtetë.

“Eventet plot shkëlqim luksi qeveritar si ky i sotmi apo ai i datës 4 duan të imponojnë ruajtjen e kësaj status-quo të ndotur. Shqipëria ka nevojë për opozitën e vërtetë, bashkimin dhe njerëzit e pakompromentuar nga pushteti. Unë kam besim se do ia dalim!”, tha Salianji.