EMRI/ Vodhi 3 automjete dhe 12 targa që do përdoreshin për ngjarje kriminale, arrestohet 22-vjeçari në Dibër

Një 22 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Dibrës pasi është autor i vjedhjes së 3 makinave dhe 12 targave në zonat e fshatrave Xibër, Mat dhe Radovesh, Bulqizë. Këto vjedhje janë kryer në harkun kohor të disa muajve.

Nga veprimet hetimore të policisë, dyshohet se targat dhe makinat janë vjedhur nga Ervin Karasani me qëllim që të përdoreshin nga shtetas të tjerë për ngjarje kriminale.

Ndërkohë vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga 22 vjeçari, identifikimin e bashkëpunëtorëve të tij dhe nxjerrjen e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.   

“Në kuadër të operacionit policor të koduar “Qëllimi” është arrestuar 22-vjeçari me iniciale E.K., banues në fshatin Radovesh.

I riu dyshohet se është autori kryesor i vjedhjes së 3 automjeteve (2 prej të cilave janë gjetur dhe vijon puna për gjetjen e automjetit tjetër) dhe të targave të 12 automjeteve të tjera, në zonat e fshatrave Xibër, Mat dhe Radovesh, Bulqizë, gjatë disa muajve.         

Nga veprimet hetimore dyshohet se targat e vjedhura do të përdoreshin nga shtetas të tjerë, për veprimtari kriminale.            

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga 22-vjeçari, identifikimin e bashkëpunëtorëve të tij dhe nxjerrjen e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.   

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër”- thuhet në njoftimin e policisë.