EMRI/ Spanja e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, 36 vjeçari fshihej në Shqipëri, arrestohet në aksin Vorë-Fushë Krujë

Një 36 vjeçar i shpallur në kërim ndërkombëtar është arrestuar në aksin rrugor Vorë-Fushë Krujë. Në pranga përfundoi Elson Guni, i dënuar në Spanjë me 3 vjet e 4 muaj burg për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Gjatë operacionit shërbimet e Policisë Rrugore kanë kapur në aksin rrugor Vorë- Fushë Krujë shtetasin E. G., 36 vjeç, i cili u arrestua me qëllim esktradimi drejt Spanjës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Provinciale e Geronas, Spanjë, e ka dënuar me 3 vjet, 4 muaj e 12 ditë burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës”, njofton policia.

Ndërkohë vijojnë procedurat për ekstradimin e tij, në Spanjë.