EMRI/ Protesta e dhunshme e opozitës para Bashkisë Tiranë, arrestohet 39 vjeçari, pesë akuzat që rëndojnë ndaj tij

Një 39 vjeçar është arrestuar nga policia e kryeqytetit për protestën e mbajtur dje para Bashkisë së Tiranës.

Në njoftimin e policisë thuhet se 39-vjeçari Bledar Krasniqi akuzohet për aktet e dhunshme gjatë protestës dhe ndaj tij rëndojnë pesë akuza.

“Policia arrestoi në flagrancë shtetasin: – B. K., 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Goditjet për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, policia procedoi në gjendje të lirë edhe 6 persona.

“Shtetasit E. P., 24 vjeç, D. P., 62 vjeç, R. D., 20 vjeç, I. T., 49 vjeç, K. K., 43 vjeç, dhe P. O., 66 vjeç, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimi i pronës”, dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”