Një 49-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim për një vjedhje të ndodhur në nëntor të vitit 2024.
Në prangat e policisë përfundoi Adi Çapunaj, i cili në bashkëpunim me dy të tjerë, vodhën 30 mijë euro dhe sende me blerë në një banesë.
Për grabitjen vijon të jetë ende në kërkim një prej autorëve.
“Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacionit të siguruar në rrugë operative, në lidhje me vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, shërbimet e komisariateve të Policisë Nr. 1 dhe Nr. 6 finalizuan operacionin “November”.
Gjatë operacionit u lokalizua, u kap dhe u ndalua shtetasi A. Ç., 49 vjeç.
Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim.
Në nëntor të vitit 2024, dyshohet se shtetasi A. Ç., në bashkëpunim me shtetasin Xh. C. (i arrestuar) dhe me një shtetas tjetër (ende në kërkim), vodhi 30 000 euro dhe sende me vlerë të konsiderueshme, në banesën e shtetasit A. Ç.
Vijon puna për kapjen e shtetasit të fundit të shpallur në kërkim për këtë rast”, njoftoi sot policia.