Një 31 vjeçare është arrestuar në Tiranë, ndërsa bashkëpunëtori i saj është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se kanë mashtruar një person duke i marrë 10 mijë euro.
Arjana Lleshaj u vu në pranga dhe një 34 vjeçar u shpall në kërkim pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë marrë para një 49 vjeçari nga Malësia e Madhe, me premtimin se do ta ndihmonin të shkonte në Kanada.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.