EMRI/ Furnizonte me armë grupet kriminale, arrestohet në flagrancë 22-vjeçari

Një 22-vjeçar, Ardit Doçi, u arrestua nga Policia në tunelin e Murrizit, duke transportuar dy armë zjarri kallashnikov dhe katër krehra municioni nga Burreli drejt Tiranës.

Armët dyshohet se do të shiteshin për llogari të grupeve kriminale.

U sekuestruan armët, automjeti dhe celulari i tij. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrjetit kriminal dhe përfshirjen e personave të tjerë.

Materialet iu referuan Prokurorisë për akuzën “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe municionit”.