EMRI-FOTO/ Ky është muxhahedini që humbi jetën në Manzë, prokurori dhe oficerët vijojnë hetimet në kamp, sekuestrohen laptopë dhe dokumente

Fotoja e mëposhtme i përket Ali Mostasharit, 70 vjeç, i cili humbi jetën ditën e sotme gjatë aksionit të policisë në kampin e muhaxhedinëve iranianë në Manzë.

Ndërkohë, një grup oficerësh dhe prokurori i Durrësit, Sokol Nishani, vëllai i Presidentit të ndjerë Bujar Nishani, po kryejnë hetime të mëtejshme, ku synohet zbardhja e rrethanave të vdekjes së iranianit. Gjithashtu mësohet se janë sekuestruar laptopë dhe dokumete që do të hehdin dritë mbi dyshimet e autoriteteve për terrorizëm, teksa bëhet me dije se janë 8 policë të dëmtuar nga përplasja fizike me muxhahedinët.

Prokurori Nishani ka urdhëruar që trupi i pajetë t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, për të dalë më pas me një qëndrim zyrtar mbi këtë çështje.

LEXO EDHE: Muhaxhedinët në Shqipëri/ Çfarë është MEK, si erdhën dhe mbështetja nga SHBA