EMRI/ Emërohet drejtori i ri i burgut të Durrësit

Serjan Mazrreku është emëruar drejtor i ri i burgut të Durrësit. Emërimi i Mazrrekut në krye të IEVP Durrës erdhi pasi drejtori i mëparshëm Edmond Llabani ndërroi jetë pak javë më parë për shkak të një sëmundje të rëndë

Prezantimi i Mazrrekut u bë nga drejtori i përgjithshëm i Burgjeve Adriatik Kupi, në kuadër të ndryshimeve në drejtimin e institucioneve të vuajtjes së dënimit.

Mazrreku ka eksperiencë në administratë dhe në fushën ligjore, ndërsa aktualisht është edhe anëtar i këshillit drejtues të Portit të Durrësit dhe ushtron profesionin e avokatit. Më herët ka drejtuar për rreth 8 vite Njësinë Administrative nr. 6.

Pesë vite më parë, në shenjë pakënaqësie me zhvillimet brenda Partisë Socialiste, iu bashkua Partisë Demokratike, një afrim që zgjati për një periudhë të shkurtër dhe u rikthye më pas tek socialistët.