Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) po zhvillon një tjetër aksion ndaj Call Centerave në Tiranë.
Paraprakisht mësohet se operacioni po zhvillohet në disa ambiente pranë shkollës “Sami Frashëri” në Tiranë.
Agjentët e BKH-së në këtë operacion janë duke u asistuar nga ana e efektivëve të Policisë së Shtetit. Gjatë kontrolleve janë gjetur kompjutera, telefonë, dokumente me të dhëna operatorësh, si dhe të dhëna në lidhje me viktimat e huaja që kanë rënë pre e mashtrimeve.
Gjatë aksionit është shoqëruar të paktën një punonjës policie, ndërsa ende nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet. Mësohet se efektivi punon në Komisariatin nr.1 në Tiranë, por nuk dihet ende identiteti i tij.
Ka dyshime që të tjerë efektivë janë të përfshirë në këtë rrjet Call Center.
Operacioni i SPAK vjen pak ditë pasi Policia e Shtetit goditi një tjetër rrjet mashtrimi përmes Call Centerave, që u zhvatën qytetarëve evropianë 50 milionë euro. Në pranga u vunë 10 persona, ndërsa 4 u shpallën në kërkim.