EMRI/ Ekzekutohet me armë zjarri shqiptari në Itali, autori dyshohet një bashkëatdhetar

Një 43-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e së dielës në Itali. Mediat italiane raportojnë se viktima është identifikuar si Vladimir Topjana.

Ai u qëllua në kokë pas një debati me një bashkëatdhetar para një lokali në Fontanafredda. 

Viktima punonte si shofer në një kompani dhe banonte në Cordenons.

Mediat fqinje raportojnë se autori i vrasjes është një 30-vjeçar shqiptar, i cili pas krimit tentoi të arratisej me një audi të bardhë.

Përpjekjet e tij rezutuan të kota pasi policia arriti ta ndalonte mes Saciles (Pordenone) dhe kufirit me Veneton.

Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të krimit.