EMRI/ Dhunohet me sende të forta efektivi i burgjeve në Fier, 61 vjeçari prej dy ditësh në spital, autori i paidentifikuar ende

Dhunohet me sende të forta një efektiv i burgjeve në Fier. Sipas informacioneve efektivi Nazmi Doko është sulmuar më datë 30 prill nga një person ende i paidentifikuar.

Aktualisht 61 vjecari ndodhet në spital dhe po merr trajtim mjekësor.

Dyshohet se ky sulm mund të jetë bërë për shkak të detyrës së tij, megjithatë hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ndërkohë pritet që efektivit t’i merret dëshmia, e cila mund të ndihmojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.