Një shtetas shqiptar është plagosur në një atentat të ndodhur në lagjen Patisia të Athinës.
I plagosuri është identifikuar si Eduard Mullaj, 55 vjeç nga Delvina.
Sipas policisë greke, i plagosuri është shprehur se dy personat që e qëlluan me armë, po tentonin të vidhin motorin e tij dhe për këtë arsye dhe hapën zjarr.
Megjithatë policia duket se nuk është e bindur me deklaratën e 55-vjeçarit dhe dyshon se motivet janë të tjera.
Sipas informacioneve, 55-vjeçari nuk ka të kaluar kriminale, ashtu si edhe anëtarët e familjes së tij.
Ngjarja ndodhi rreth orës 05.00 të mëngjesit jashtë banesës së 55-vjeçarit, kur dy persona që udhëtonin me motor hapën zjarr ndaj tij dhe u larguan.
Eduart Mullaj u transportua drejt spitalit ku rezulton jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia gjeti në vendngjarje tre gëzhoja dhe një predhë.