EMRI/ 53 vjeçari në Tiranë tenton të vrasë veten me kallashnikov

Një 53 vjeçar ka tentuar t’i japë fund jetës së tij këtë të martë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Mihal Grameno ku Astrit Tota ka tentuar të vetëvritet me armë zjarri kallashnikov, në banesën e tij.

53 vjeçari është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve ndërsa arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 28.05.2024, rreth orës 16:30, në rrugën “Mihal Grameno”, ka tentuar të vetëvritet me armë zjarri kallashnikov, në banesën e tij, shtetasi A. T., 53 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.