EMRAT/ Transferuan miliona euro nga Zvicra në Shqipëri, GJKKO lë në burg dy personat që përdornin sistemin “Hawala”

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka caktuar masat e sigurisë ‘arrest me burg’ për dy nga tre anëtarët e grupit të strukturuar kriminal, të cilët transferuan nga Zvicra në Shqipëri miliona euro përmes sistemit “Hawala”.

Në burg janë lënë Burim Ferizaj dhe Përparim Kalbaj, ndërsa në Zvicër është arrestuar edhe Ervis Ferizaj.

Në njoftimin e tij, SPAK theksoi se përmes sistemit “Hawala”, i cila nuk lë gjurme, por ka si taksë masën 6% të vlerës, janë përdorur kryesisht zyra të këmbimit valutor dhe agjencive turistike.

Ky aktivitet i ka rrënjët që në vitin 2020, ndërsa mendohet se shuma e parave të qarkulluara nga ky grup kap vlerën e miliona eurove.

Shumat e parave kishte si burim trafikun e drogës në Zvicër ku po hetohet për persona të tjerë të dyshuar.