EMRAT/ Tjetër krim në vend, djali vret me thikë nënën në Lezhë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë, ku djali ka vrarë nënën e tij. Mësohet se autori është identifikuar si Arsen Dani 62 vjeç, i cili vrau me thikë nënën e tij. I riu, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor është arrestuar nga blutë e Lezhës.

Sa i takon viktimës ajo është identifikuar si Gjylije Dani 88 vjeç. Policia ndodhet ne vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet hetimore ndërsa është sekuestruar edhe thika, me të cilën 62 vjeçari i mori jetën nënës së tij.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:30, shtetasi A. D., 62 vjeç, banues në lagjen “Besëlidhja” (dyshohet shtetas me probleme të shëndetit mendor), ka vrarë me mjet prerës (thikë), nënën e tij, shtetasen Gj. D., 88 vjeçe.

Shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. D. dhe kanë sekuestruar mjetin prerës (thikë), me të cilin është kryer vrasja.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje për të sqaruar dhe dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.