Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka shkarkuar 4 drejtues policie, për performancë të dobët.
Proda ka firmosur mesditën e sotme shkarkimin nga detyra të Drejtorit të Drejtorisë Vendore Lezhë, Altin Mena, dhe të zv.drejtorit për Rendin, Kryekomisar Taulant Gjoka, me motivacionin për performancë të dobët.
Ndërkohë, Proda ka komanduar në detyrën e Drejtorit të DVP Lezhë, zv/drejtorin për Hetimin e Krimit, në DVP drejtues Kujtim Gjoka.
Po me të njëjtin motivacionin janë shkarkuar nga detyra Shefi i Komisariatit të Policisë Dibër Mariglen Duçi dhe shefi i Komisariatit të Policisë Kamëz Besmir Dervishi.
Emërimet e reja:
Altin Mena është emëruar zëvendësdrejtor për Sigurinë Publike në DVP Kukës.
Ndërsa Taulant Gjoka është emëruar shef i Sektorit të Sigurisë Publike në DVP Shkodër.
Mariglen Duçi, shef i Sektorit për Hetimin e Krimeve në Kukës.
Besmir Dervishi, shef i Seksionit të Krimeve ndaj Pronës në DVP Tiranë.
Ervis Gjoshi, eshte emëruar shef i komisariatit në Dibër.
Sentilian Ndreu, emërohet përkohësisht, shef i Komisariatit nr. 5.