Detaje të reja kanë dalë nga dosja e hakerimit e-maileve të Prokurorisë së Posaçme, për të cilën SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim ish-drejtorin e burgjeve, Agim Ismaili si dhe Arnold Rrokajn dhe Zambak Gjonin.
Hetimet kanë treguar se sulmi ndaj SPAK ishte i mirëorganizuar, pasi grupi që tentoi të thyente sistemin e SPAK i ka shpërndarë ato me qëllim goditjen e personave të caktuar publikisht.
BalkanWeb ka zbardhur emrat e zyrtarëve që ishin pjesë e grupit të WhatsApp ku shpërndaheshin materialet, me stë cilëve gjenden edhe një zyrtar i gjykatës së Lartë dhe drejtori i Hetimit Tatimor.
Në këtë grup ishin të përfshirë:
S.N – Anëtar i Gjykatës së Lartë nga Vlora mik me Agim Ismailin prej vitesh.
Anton Martini – Drejtor i Hetimit Tatimor (nga e njëjta zonë me Agim Ismailin).
Dritan Palnikaj – Sekretar i Përgjithshëm në MBU (nipi i Agimit).
Ermal Kënaçi – Shef i komisariatit nr.2 në Tiranë (Ish-shef sektori në SHKKB, i shkarkuar).
Melsi Beli – Punon në AKSHI (Lidhje e Agim Ismailit pasi e ka pas vartës te burgjet) larguar nga detyra.
Blerina Hoxha – Punon në AKSH (Lidhje e Melsi Belit).
Jonida Baçi– ish-drejtoreshë e ATP e shkarkuar nga detyra (nga hetimi del lidhje miqësie me Agim Ismailin).
Ylli Gaxholli– ish- punonjës në ATP i shkarkuar (Agjencinë e Pronave) lidhje e vjetër e Agim Ismailit dhe Jonida Baçit ish-drejtoreshë e ATP.
Maltin Malaj – ish -drejtor në DPB tek prokurimet me Admir Arbrin, drejtor i Burgjeve.