EMRAT/ Kapen 7 pako me kokainë në furgonin me targa angleze në Portin e Durrësit, dy të arrestuar

Policia kufitare në Portin e Durrësit ka gjetur 7 pako me kokainë në një furgon mallrash me targa angleze ndërsa kanë rënë në pranga 2 persona.

Sipas informacioneve, lënda narkotike ishte fshehur poshtë sedijes së shoferit dhe ishte paketuar me qese vakumi, në mënyrë që të mos nuhatej nga qentë anti drogë. Sa i përket të arrestuarve, ata janë Arjan Doçi 38 vjeç dhe Mentor Çuni 39 vjeç.

Kokaina u gjet në një furgon mallrash dhe i përket kompanisë ‘Bledi Travel”.

Furgoni kryente rrugë të vazhdueshme në itenerarin Shqipëri-Itali-Angli dhe përgjithësisht bënte dërgesa produktesh të ndryshme.

Ndërkohë vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet trafiku.