Emrat e tyre në dosjen e SPAK për inceneratorët, reagojnë për herë të parë 2 deputetët socialistë

Dosja e SPAK për inceneratorët përfshin edhe emrat e dy socialistëve të tjerë, ish-kryebashkaikut të Fierit dhe sot deputet, Baftjar Zeqaj, dhe ish-kryebashkiakut të Beratit, Fadil Nasufi, edhe ky sot pjesë e Grupit PArlamentar të Partisë Socialiste.

Përpara se të hynin në Kuvend për seancën plenare të radhës, ata janë dnalur para gazetarëve për të sqaruar pozicionin e tyr enë lidhje me këtë aferë. Zeqaj u shpreh se nuk e mban mend nëse është takuar apo jo me Mirel Mërtirin, por theksoi se nuk ka firmosur asgjë, pais inceneratorët janë pas vitit 2015, kur ai nuk kishte asnjë post.

“Ahmetaj është shok partie. Nuk ka asnjë moment që flet që unë jam takuar me Ahmetajn, as kam pirë kafe… Nuk kam firmosur tendera për inceneratorët. Inceneratori është pas 2015. Momenti i dytë është që po heton SPAK, kaq di unë për incneratorët. Nuk kam komunikuar me Ahmetajn, është shok partie nuk ka qenë shoku im.

Nuk më kujtohet takimi dhe tema për Mërtirin. Po të mbaja mend do thoja. Unë nuk e njoh si fytyrë. Ahmetaj më ka nis një sms që të pres Mërtirin.  Takimi ka ndodh para 11 vitesh. Unë nuk e di a e kam pritur apo jo. Jam i shqetësuar që emri im shpërdorohet, jo se është përmendur në SPAK”, tha ai.

Ndërsa Nasufi ka mohuar lidhjet me Ahmetajn dhe përfshirjen e tij në çështjen e inceneratorëve.

“Jam i gatshëm të shkoj në SPAK. Nuk kam lidhje me inceneratorët apo për procedurat për të cilat diskutohet Ahmetaj. Nuk kam kërkuar favore për tenderat. Ç’lidhje kam unë më këtë gjë?! Një urdhëtar i varfër, nuk ka frikë nga asnjë kusar, sado i lig që të jetë”, tha në fjalën e tij ish-kryebashkiaku Fadil Nasufi.