Gazetari Italian Gerardo Greco i është përgjigjur kryeministrit shqiptar lidhur me intervistën në “Ka Repubblica”, për të cilën Edi Rama tha dje se nuk përmbante fjalët e tij.
Artikulli italian i “La Repubblica” shkruante se kryeministri Rama kishte hedhur poshtë marrëveshjen me kryeministren Meloni, mirëpo në një reagim dje në platformën X, Rama u shpreh se nuk kishte dhënë asnjë intervistë, se po e përfshinin në politikën e brendshme italiane dhe se do ta bënte këtë marrëveshje edhe 100 herë të tjera me Italinë.
Gazetari Greco ka replikuar ndërsa thotë se i ka qëndruar korrekt fjalëve të Ramës dhe se në shkim janë ato brenda thojzave. Gazetari thotë ndër të tjera se ka shkruar pikë për pikë ato që dëgjoi nga Rama, i cili i kishte dhënë aprovimin për t’i publikuar.
“Është e vërtetë, presidenti Rama është një mikpritës i madh. Kaluam një orë në një kafe në Tiranë. Kemi folur padyshim për qendrat e emigrantëve në Shqipëri, por edhe për fenë dhe historinë e Shqipërisë. Në fund të dialogut tonë padyshim që pyeta Ramën nëse mund të shkruaja për këto dhe ai u përgjigj menjëherë po. Askush nuk e ka ndërmend ta fusë kryeministrin Rama në kënetën e politikës italiane, por është ai vetë që thotë se problemi do të jetë funksionimi i qendrës së Shëngjinit me procedura italiane dhe rregulla europiane. Thonjëzat e përdorura dhe kuptimi i bisedës sonë, shumë të këndshme është raportuar me besnikëri” – ka replikuar gazetari italian.
Më herët Rama bëri këtë koment: “Folëm për shumë gjëra në një atmosferë të bukur miqësie dhe sigurisht edhe për marrëveshjen dhe historinë e emigracionit të paligjshëm nga Shqipëria në Itali, të cilit qeveria e D’Alemës ia doli t’i jepte fund me sens të shëndoshë dhe largpamësi strategjike. Por nuk e kisha imagjinuar kurrë që do të përfundoja edhe një herë në kënetën e betejës politike italiane, të cituara me fjalë që nuk i thashë kurrë, si “do të jetë dëshpërim” ose “na duhet D’Alema” nën titullin ‘Rama braktis Meloni”, në të cilën nuk e shoh fare veten. Megjithatë, e përsëris: Nëse do të më duhej të kthehesha në hapat e mi, 100 herë, do ta bëja marrëveshjen për emigrantët me Italinë dhe me asnjë vend tjetër”.