Rënia e euros ka futur në krizë bizneset eksportuese në vendin tonë, që tani më shumë se ndonjëhreë po rrezikojnë falimentimin.
Shoqata “Proeksport Albania” në një deklaratë për media ëhstë shprehur se fajin për rënien e euros e ka futja e valutave të paligjshme në venjdin tonë.
“8% eksportit në vend e zë fasoneria. Ajo çfarë e bën më të fortë të sektor është se në fund të vitit shpërndan mbi 200 mln euro. Sot ekspertuesit ndodhen në një fatkeqësi. Ajo çfarë ka bërë kjo krizë, po çon drejt likuiditetit dhe në prag të falimentimit të gjithë sektorëve, kryesisht atë të prodhimit të këpucëve. Kur vendimmarrjet bëhen me terminologjinë ‘duhet’, kjo nuk shërben. Bashkimi është progresi.
Ulja drastike e euros po vret, shtrydh këtë sektor. Të gjithë e dinë që ulja e vlerës së euros, vjen nga futja me shumicë e Lekut nga të gjitha anët. Kjo po nxjerr jashtë shinave një sektor të tërë. Askush nuk po kujtohet se ky sektor ekziston. Nuk ka shtet në botë që nuk ka prodhim fason. Deri më tani jemi mundur të sillemi në mënyrë të kulturuar”, u tha ndër të tjera nga Proeksport Albania.