Ekselente për dy vite me radhë, mediat italiane jehonë vajzës nga Shqipëria

Quhet Samantha Gjeci, sapo ka mbyllur vitin e katërt në gjimnazin Canova të rajonit të Trevisos dhe është studente ekselente, ku për dy vite i ka patur të gjitha notat dhjeta.

Mediat italiane po i bëjnë jehonë vajzës shqiptare, e cila teksa flet për mediat loakle, nuk harron të përmendë sakrificat e prindërve që e mbështesin në çdo hap.

“Prindërit e mi më mbështesin dhe janë shumë krenarë. 30 vite më parë babai im zbarkoi në Itali nga Shqipëria dhe e di sa sakrifica ka bërë për mua”, thotë ajo.

Samanta tregon se i pëlqen shumë studimi, ndërsa përsa i përket zgjedhjes së universitetit, ajo shprehet se është e orientuar drejt degëve të inxhinierisë.

“Unë jam një perfeksioniste. Kjo më nxit. Ishte më e ndërlikuar të konfirmohesha në këto nivele. Ndjeva pak presion, por në fund i menaxhova emocionet. Më pëlqejnë pak më shumë lëndët shkencore, matematika dhe fizika. Para disa kohësh isha pak më e pasigurt, por tani jam orientuar drejt degëve të inxhinierisë”, thot ajo.