Efektivi i policisë bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dyshohet aksidentalisht

Një efektiv policie ka rënë nga lartësia e një pallati në Tiranë në rrugën “Kongresi i Manastirit”.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme. Polici me detyrë specialist i qarkullimit rrugor është dërguar në spitalin e Traumës dhe po mbahet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave.

Njoftimi i policisë:

“Me datë 15.01.2025, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, dyshohet se ka rënë nga lartësia e një pallati shtetasi A.S, rreth 57 vjeç, me detyrë Specialist i Qarkullimit Rrugor Tiranë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi Hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.