Efektivi i FNSH-së humb ndjenjat gjatë protestës së opozitës, transportohet me ambulancë drejt spitalit

Një efektiv i FNSH ka humbur ndjenjat, në protestën që po mbahet këtë pasdite te Bashkia e Tiranës, kundër kryebashkiakut Erion Veliaj, pas arrestimit të disa drejtorëve të tij, të akuzuar për korrupsion.

Polici ishte në shërbim gjatë protestës, teksa një moment nuk është ndjerë mire dhe ka rënë në tokë.

Ka qenë këshilltari i opozitës në këshillin bashkiak, mjeku Ilir Alimehmeti, i cili i ka dhënë ndihmën e parë. Më pas efektivi i policisë është transportuar me ambulancë drejt spitalit.

Protesta e sotme është shoqëruar me tensione ku u hodh molotov në drejtim të Bashkisë së Tiranës. Ndërkohë njëkohësisht u zhvillua online mbledhja e këshillit bashkiak, ku Erion Veliaj i cilësoi si rrugaçëri këto veprime të opozitës.