Një nëndetëse me pesë turistë miliarderë, që ishin nisur në një udhëtim të thellë në oqean për të parë rrënojat e Titanikut, u zhduk të dielën. Rasti ka marrë vëmendjen e të gjitha mediave në botë ndërsa këto orë janë vendimtare për fatin e personave që ndodhen në bord.
Oksigjeni do t’ju mbarojë së shpejti dhe kjo nuk është e vetmja sfidë për ta.
Jonathan Holloëay, një kapiten i Marinës Mbretërore në pension në Britaninë e Madhe që shërbente në nëndetëse ka thënë se mbarimi i oksigjenit nuk është e vetmja gjë e keqe”. “Ndërsa nivelet e oksigjenit bien, ju bëheni më pak të aftë për t’u përqendruar, më pak të aftë për të punuar dhe për këtë arsye më pak në gjendje t’i përgjigjeni njerëzve që janë jashtë duke u përpjekur t’ju ndihmojnë”, ka shtuar ai.
Nëse “nëndetësja” është në “dyshemenë e oqeanit”, do të ishte pothuajse e pamundur të shpëtohej, thonë ekspertët. Rrënojat e Titanikut janë rreth 2.5 milje (4 kilometra) nën sipërfaqe. Kështu, nëndetësja humbi kontaktin më shumë se në gjysmë të rrugës gjatë zhytjes së saj. “Është errësirë e madhe atje poshtë. Është shumë ftohtë. Shtrati i detit është baltë dhe është i valëzuar. Ju nuk mund ta shihni dorën tuaj”, tregon Tim Maltin, një ekspert për fundosjen dhe rrënojat e Titanikut. Ndërsa Mike Reiss, një pasagjer i mëparshëm i Titan, tha: “Ata mund të jenë ngecur në fund të oqeanit”. “Ndoshta ka pasur një çarje dhe ka hyrë uji; Nuk jam shumë optimist për kthimin e tyre.
Ekspertët thonë gjithashtu se një shpëtim është i vështirë nga fundi i detit. Ekzistojnë vetëm një pjesë e vogël e anijeve zhytëse që mund të arrijnë në thellësitë e mbytjes së Titanikut.
Edhe nëse mund ta arrinin atë, zhytësit nuk kanë fuqinë për të tërhequr anijen deri në sipërfaqe.
Skenari më i keq do të ishte nëse ata kanë dalë në sipërfaqe, ajri iu ka mbaruar dhe ata nuk mund të dalin jashtë pasi anija është mbyllur me bulona nga jashtë.