E tuprshme ajo që ndodh në Kuvendin e Shqipërisë, ku deputetët që marrin milionat nga taksat e qytetarëve nuk denjojnë të dëgjojnë ngjarjet tragjike që u ndodhin qytetarëve shqiptarë në spitalet shtetërore.
Në interpelancën me ministren e Shëndetësisë, deputeti Agron Shehaj nxori një audio të një prindi që kishte humbur djalin e tij 39 vjeç për shkak të mungesës së ilaçeve në spitalin Onkologjik.
Por kjo çështje nuk u ka interesuar deputetëve të mazhorancës, pjesa më e madhe e të cilëve braktisën sallën e seancës plenare, ndërsa pjesa e mbetur filluan bisedat me njëri tjetrin, duke mos mbajtur qetësi.
Vetëm disa minuta më parë të njëjtët deputetë të mazhorancës kërkuan ruajtjen e dinjitetit për Ilir Beqajn, i kapur nga SPAK për korrupsion dhe vjedhje fondesh, por nuk pranojnë të dëgjojnë fatkeqësitë që i ndodhin qytetarëve të thjeshtë.