Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Sarandë ku një e moshuar i ka dhënë fund jetës së saj. Sic njofton policia, 82-vjeçarja me iniciale H.V, është vetëhedhur nga ballkoni i banesës së saj, në katin e gjashtë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar.
Sipas policisë, e moshuara vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 02.01.2024 dyshohet se është vetëhedhur nga ballkoni i banesës së saj, në katin e gjashtë, në lagjen nr. 1, Sarandë, shtetasja H. V., 82 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën. Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se 82-vjeçarja vuante nga probleme të shëndetit mendor. Vijon puna për të dokumentuar rrethanat e këtij rasti.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës dhe asaj të Sarandës, për veprime të mëtejshme.