Ardian Koçi, drejtori i Administratës se Zonave të Mbrojtura të Qarkut Fier, ka dhënë dorëheqjen. Ky vendim i tij vjen 4 muaj pasi u riemërua në detyrë, pas shkarkimit nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, sepse kishte dhënë një intervistë pa lejen e këtij institucioni.
Në postimin në rrjetet sociale, Koçi thotë se personaliteti dhe profesionalizmi nuk e lejon të punojë në kushtet që ndodhet.
“Te nderuar miq! E ndjej si detyrim t’ju informoj mbi statusin tim këtë fillim muaji. Nga 1 korriku nuk jam më drejtor i Administrates se Zonave te Mbrojtura Qarku Fier.Ne dt.15.6.2023 paraqita prane drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dorëheqjen time të parevokueshme.
Pas riemërimit tim në mars, nga miq e shoke dëgjoja shprehjen “buka e thyer nuk ngjitet”, por une, me përgjegjësinë time ndaj detyrës, nuk mendoja që marrëdhëniet administrative epror-vartes te degjenerojnë sa të bëhet ky krahasim absurd. Në fakt ndodhi ajo që nuk mendoja, duke më detyruar të jap dorëheqjen. Nuk ishte nje dorëheqje normale, por nje “doreheqje” e imponuar. Personaliteti dhe profesionalizmi im nuk më lejon të punoj në këto kushte. Më poshtë gjeni tekstin e dorëheqjes time, ku reshtoj nje sër faktorësh, që më detyruan të marr këtë vendim. Falenderoj të gjithë për mbështetjen qe me keni dhënë”, shkruan Koçi.