E rrallë, Presidenti Eisenhower nisi anije me ushqime në Shqipëri, Enver Hoxha i refuzoi

Një deklaratë e rrallë e Presidentit amerikan Dwight D Eisenhower zbulon për herë të parë një ngjarje të pabesueshme. Në krizën e bukës në Shqipëri, në vitin 1955, Presidenti amerikan Dwight D Eisenhower, i kërkoi Kryqit të Kuq të nisë anije me ushqime në Shqipëri për të ushqyer shqiptarët e varfër. Oferta bujare e Presidentit amerikan u refuzua dhunshëm nga diktatori Enver Hoxha i cili nuk e pranoi ndihmën e vyer të amerikanëve, edhe pse vendi ishte në krizë të madhe buke.

Deklarata e plotë e Presidentit amerikan, Dwight D Eisenhower 4 mars 1955

I kam kërkuar Lidhjes së Shoqatave të Kryqit të Kuq të përcjellin tek autoritetet përkatëse të Shqipërisë dëshirën e popullit amerikan për të kontribuar me furnizimet e tyre ushqimore për të ndihmuar në zbutjen e mungesës aktuale ushqimore në Shqipëri.

Shpërndarja e këtij ushqimi do të bëhej nën mbikëqyrjen e Lidhjes së Shoqatave të Kryqit të Kuq e cila ka pasur përvojë të gjerë në administrimin e ndihmave. Së fundmi, Lidhja ka administruar një program për lehtësimin e përmbytjeve për personat në gjashtë vende evropiane që ishin viktima të përmbytjeve të verës së kaluar. Në këto vende, drithëra dhe ushqime u shpërndanë njerëzve në nevojë, pavarësisht nga raca, ngjyra, besimi apo bindjet politike.

Dihet mirë se prej disa vitesh Shqipëria nuk ka prodhuar ushqim të mjaftueshëm për të mbështetur popullsinë e saj. Mungesa e ushqimit rezulton se mund jetë energjente në fund të dimrit dhe në fillim të pranverës. Oferta aktuale synon të ndihmojë në lehtësimin e situatës gjatë kësaj periudhe kritike.

Miqësia mes popullit të Shteteve të Bashkuara dhe popullit të Shqipërisë ka qenë e kahershme. Me kalimin e viteve, shumë shqiptarë kanë ardhur në këtë vend. Shumë prej tyre si qytetarë amerikane me lidhje farefisnore me vendin e origjinës, janë të shqetësuar për atdheun e tyre, dhe shumë të tjerë janë kthyer dhe vendosur në të gjithë Shqipërinë duke mbartur me vete lidhje të ngrohta me Shtetet e Bashkuara. Që nga fillimi i këtij shekulli, interesi amerikan për popullin shqiptar është shprehur në shumë veprime publike dhe private për mirëqenien dhe ndihmën e tyre në kohë të vështira. Shpresoj që kjo ofertë të pranohet si një tjetër manifestim i interesit të popullit të Shteteve të Bashkuara për mirëqenien e popullit shqiptar.