Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku një punonjës i Gardës së Republikës i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armën e shërbimit.
Policia bën me dije se në Rrugën e Dibrës në kryeqytet është gjetur pa shenja jete në banesën e tij 42 vjeçari Albert Gadica.
Nuk dihet se çfarë e ka detyruar gardistin të kryejë këtë akt, teksa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.