Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në burgun e Shën Kollit në Lezhë.
Bëhet me dije se Qerim Hani, rreth 40 vjeç, i cili vuante dënimin në këtë institucion, është vetëvarur në qelinë e tij.
Ai është dërguar pa shenja jete në spital, ndërkohë që nuk dihen ende arsyet që e kanë çuar drejt këtij akti ekstrem. Grupi hetimor po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.