E rëndë, punëtori shqiptar humb jetën tragjikisht në Itali

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një shqiptari në Itali. Sipas mediave italiane, viktima është shtetasi me inicialet E. H., 62 vjeç, i cili është përplasur nga një makinë në autostradën A7, pranë Castelnuovo Scrivianë

Raportohet se shqiptari ishte punonjës i Mirëmbajtjes së Autostradave dhe jetonte në Tortona, në provincën e Alessandria. Ai u përplas teksa, së bashku me kolegët e tij, po kujdesej për mirëmbajtjen e rrugës drejt Genovas.

Pavarësisht ndihmës së shpejtë që ju dha, 62-vjecari shqiptar nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.

Hetimet që i janë besuar policisë rrugore tashmë do të duhet të sqarojnë nëse aksidenti është shkaktuar nga pakujdesia e vetë viktimës apo ka qenë shoferi që nuk ka marrë masat e nevojshme kur ka kaluar pranë kantierit.